Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Ibrahimi: Komunat rrezikojnë të humbin mbi 15 milionë euro si pasojë e neglizhencës së MAPL-së

Redaksia Lajmetereja • 19-05-2025 15:52
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ibrahimi: Komunat rrezikojnë të humbin mbi 15 milionë euro si pasojë e neglizhencës së MAPL-së
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, derisa ka folur për rrezikun e humbjes së fondeve të komunave, ka thënë se mund të ketë humbje deri në 15 milionë euro. Sipas tij, kjo humbje mund të ndodhë si pasojë e neglizhencës institucionale të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilën e ka akuzuar për mostransparencë ndaj komunave. Të hënën në “60 Minuta” të KTV-së, ai ka thënë se kjo ministri është e mbyllur hermetikisht ndaj komunave. “Komunat mund të humbin deri në 15 milionë euro si pasojë e neglizhencës institucionale të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Këtë shqetësim e kemi ngritur pasi jemi në komitetin drejtues të projektit ‘Demos’. Ky projekt udhëheq fondet për skemat e grantit të performancës ku komunat konkurrojnë, shpallen më të mirat dhe në bazë të saj marrin fonde.  Po shpresojmë që këto mjete financiare nuk do të humbin. Këto 15 milionë euro janë mjete të dedikuara për komuna, jo për nivelin qendror andaj MAPL-ja duhet të jetë më transparente ndaj komunave. Ata e kanë obligim ligjor të jenë transparent dhe jo të mbyllen në mënyrë hermetike dhe të mos komunikojnë fare me kryetarët e komunave”, ka thënë ai. Ibrahimi ka shtuar se përgjatë viteve, komunave u janë marrë mbi 140 milionë euro. “Rreth 15 milionë euro nuk janë pak para për komunat. Ky është granti i skemës së performancës. Komunave përgjatë këtyre viteve iu kanë marrë mbi 140 milionë euro dhe shumica absolute e tyre kanë qenë të dedikuara për investime kapitale”, ka thënë ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar