Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mourinho shpërthen ndaj orarit: Tri udhëtime brenda një jave, një 'dhuratë' e hidhur për Realin

Redaksia Lajmetereja • 31-10-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mourinho shpërthen ndaj orarit: Tri udhëtime brenda një jave, një 'dhuratë' e hidhur për Realin
Trajneri i Real Madridit ka ngritur shqetësimet e tij gjatë konferencës për shtyp para sfidës në kampionat, duke kritikuar hapur kalendarin e ngjeshur dhe vendimet që kanë dëmtuar kohën e rikuperimit të skuadrës së tij brenda një periudhe shtatëditore, ku të gjitha takimet do të zhvillohen si mysafirë. “Duhej të luanim nesër, por luajmë sot. Duhej të luanim të dielën në Valencia, por luajmë të shtunën”, u shpreh tekniku portugez, duke vënë njoftuar mbi ngarkesën e pabarabartë. Ai shtoi me ironi se skuadra e tij po përballet me sfida të papara: “Tri ndeshje me tri udhëtime brenda 7 ditëve, dy ditë më pak për t’u rikuperuar. Është një dhuratë e madhe kjo që po marrim. Faleminderit. Shpresojmë t’i bëjmë ata të trishtuar”. Mourinho vuri theksin tek fakti se lëvizjet e shpeshta dhe mungesa e ditëve të nevojshme për pushim e komplikojnë ndjeshëm gjendjen fizike të futbollistëve në këtë fazë të garës. Në kuadër të xhiros së radhës në La Liga, “Los Blancos” bëhen gati për përballjen e radhës në udhëtim, ku synojnë vetëm fitoren për të mbajtur hapin e duhur drejt realizimit të synimeve sezonale. Kjo ndeshje e rëndësishme do të luhet në stadiumin “El Sardinero”, me fillim nga ora 16:15, e datës 1 nëntor, e diel, ku madrilenët kërkojnë tri pikët e radhës ndaj Racing Santanderit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar