Aktuale
A ishte ky një mesazh i fshehtë? Postimi i Klodit që ndezi dyshimet për Elijonën
Reklamë e Sponsorizuar
Megjithëse lidhja e tyre romantike mori fund disa javë më parë, historia mes Klodit dhe Elijonës vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe të komentohet gjerësisht në publik.
Që prej ndarjes, ish-konkurruesit nuk kanë hezituar të flasin publikisht për lidhjen e tyre, e cila lindi dhe u zhvillua gjatë kohës që ata ishin pjesë e formatit të njohur televiziv, Big Brother VIP Kosova.
Së fundmi, një veprim i Klodit në rrjetet sociale ka bërë që ndjekësit të aludojnë për një thumbim të mundshëm. Ai ka ndarë me audiencën e tij një thënie, e cila është interpretuar gjerësisht si një mesazh i koduar drejtuar ish-partneres.
“Nuk më intereson nëse nuk më pëlqen. Ti as veten nuk e pëlqen”, ishin fjalët e postuara nga Klodi, duke ngjallur menjëherë kureshtjen dhe reagimet e fansave.
Ende mbetet e paqartë nëse ky postim ka qenë një kunj e drejtpërdrejtë për Elijonën, apo thjesht një shprehje e thjeshtë që ka tërhequr vëmendjen e tij. Kujtojmë se dyshja u njohën nga afër pikërisht brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova, ku edhe kurorëzuan romancën e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: