Politikë
Bashkëpunim strategjik dhe eurointegrime: Mucunski pret ambasadorin hungarez Klein
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi një takim zyrtar me të dërguarin e posaçëm të diplomacisë hungareze për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Andrash Klein.
Sipas nomunikatës zyrtare të dikasterit të jashtëm, dy zyrtarët shprehën vlerësimin e lartë për ecurinë e shkëlqyer të raporteve dypalëshe, të cilat gjatë vitit 2025 u kurorëzuan me ngritjen në nivelin e partneritetit strategjik ndërqeveritar. Gjatë bisedës u ripërsërit vullneti i përbashkët për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit me interes strategjik për të dyja palët.
Në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian, ku u vu theksi te domosdoshmëria e një qasjeje dinamike dhe të besueshme nga Bashkimi Evropian. Ky proces, sipas palëve, shërben si katalizator kyç për reformat, zhvillimin dhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa u kërkua mbështetja e vazhdueshme e Budapestit zyrtar në këtë rrugëtim.
Gjithashtu, gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon. Të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan përkushtimin e palëkundur për të mbrojtur dhe nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, në dritën e sfidave aktuale globale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: