Kronikë
Skenë terrori në brigjet franceze: Emigranti nxjerr thikën dhe kërcënon me vdekje përpara se të niset drejt Britanisë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë dhe e dhunshëm është regjistruar në brigjet veriore të Francës, ku një emigrant, i pajisur me një armë të ftohtë, ka kanosur një person gjatë përpjekjeve për t’u futur në një gomone që po bëhej gati të lundronte drejt Britanisë së Madhe.
Episodi u kap në kamera në plazhin Ardelot-Plage, teksa dhjetëra emigrantë po hipnin në një varkë të fryrë për të përshkuar Kanalin Anglez. Pamjet tregojnë qartë se si mes dy individëve shpërthejnë tensionet: njeri prej tyre ndodhej brenda gomones, ndërsa tjetri synonte të ngjitej gjithashtu. Situata degradojë kur personi që ndodhej në ujë nxori një thikë dhe iu drejtua me fjalët “Do të të vras”, ndërkohë që tundte armën në ajër nën sytë e të pranishmëve.
Ndërsa njëri nga personat në vendngjarje u përpoq ta mbante larg, një shtetas britanik njoftoi menjëherë rojen bregdetare për praninë e një individi të armatosur. Përpara se t'i afrohej shënjestrës së tij, emigranti u pa duke e hedhur thikën në det. Megjithatë, pak minuta më vonë, ai u fut në gomone bashkë me të tjerët. Aktualisht mbetet e paqartë nëse kjo varkë ka mundur të mbërrijë në destinacionin e saj në brigjet britanike.
Ky incident vjen në një periudhë kur kalimet e paligjshme përmes Kanalit Anglez po shoqërohen me tensione të larta dhe akte dhune. Vetëm një ditë më parë, vëmendja u tërhoq nga një tjetër gomone e pazakontë që transportonte mbi 20 burra pranë brigjeve të Belgjikës. Ndryshe nga mjetet e zakonshme lundruese prej PVC-je të zezë, kjo varkë ishte ngjyrosur me simbolet e flamurit kurd – e kuqe, e bardhë dhe e gjelbër, bashkë me simbolin e diellit të verdhë. Ajo ishte nisur rreth orës 03:00 të mëngjesit nga një plazh afër kufirit francez, ndërsa autoritetet policore belge vëzhgonin situatën nga distanca.
Pamjet e transmetuara kanë provokuar gjithashtu reagime të forta në skenën politike britanike. Sekretari i Brendshëm në hije, konservatori Chris Philp, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë laburiste, duke e konsideruar atë si të dështuar në frenimin e rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Ai deklaroi se bandat po veprojnë hapur dhe se marrëveshja e ekzekutivit me Francën për riatdhesimin e emigrantëve nuk po jep frytet e pritshme. Në të njëjtën linjë, kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, kritikoi ashpër pasivitetin e autoriteteve belge dhe franceze. “Bandat po qeshin me ne”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sipas mediave britanike, anija e Forcave Kufitare, BSC Courageous, ka qenë duke operuar në ngushticën në lindje të Calais, por ende nuk ka konfirmime zyrtare nëse gomonia e filmuar ka arritur të kalojë me sukses Kanalin Anglez. Shifrat e bëra publike tregojnë se që nga marrja e pushtetit nga Partia Laburiste, plot 85,649 emigrantë kanë mbërritur në Britani të Madhe përmes gomoneve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: