Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Në fushë për Derbin e Madh: Marco Guida ndan drejtësinë në sfidën Milan–Inter

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në fushë për Derbin e Madh: Marco Guida ndan drejtësinë në sfidën Milan–Inter
Arbitri i njohur italian, Marco Guida, i është besuar drejtimi i njërit prej derbeve më të zjarrta në arenën ndërkombëtare, atij ndërmjet Milanit dhe Interit, duel i cili do të ngrejë siparin të shtunën në mbrëmje në stadiumin legjendar “San Siro”, me fillim nga ora 20:45. Gjatë këtij edicioni garues në Serie A, kryesimtari italian ka ndarë drejtësinë në tri takime, duke ndëshkuar lojtarët me shtatë kartonë të verdhë, ndërsa ende nuk ka nxjerrë nga xhepi asnjë karton të kuq. Për të ky do të jetë derbi i gjashtë i Madonninës në karrierën e tij. Në pesë përballjet e kaluara ku ai ka qenë në krye, “Rossonerët” numërojnë dy fitore, po aq humbje dhe një barazim. Duke analizuar statistikat e përgjithshme, Guida ka gjykuar 41 ndeshje të Milanit ndër vite, ku bilanci për kuqezinjtë përfshin 20 fitore, 11 barazime dhe 10 humbje. Nga ana tjetër, ai ka arbitruar 33 ndeshje të Interit, ku zikaltrit ia kanë dalë të regjistrojnë 17 fitore, 10 herë janë ndarë baras dhe kanë pësuar gjashtë humbje. Bilanci i pesë derbeve të kaluara nën drejtimin e tij mbetet në ekuilibër të plotë, me nga dy suksese për secilin rival dhe një barazim. Kështu, të shtunën mbrëma, gjyqtari italian do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në një nga sfidat më prestigjioze të futbollit të gadishullit Apenin dhe atij evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar