Sport
Dominimi evropian: Shkëndija ngrihet si klubi më i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Për adhuruesit e futbollit në Maqedoninë e Veriut ky nuk është ndonjë mister, mirëpo tashmë kjo dëshmohet edhe përmes shifrave zyrtare.
Skuadra e Shkëndijës nga Tetova mban primatin si ekipi më i suksesshëm maqedonas në kompeticionet evropiane përgjatë pesë viteve të fundit, duke sjellë plot 55,9% të koeficientit pesëvjeçar për klubet e vendit.
Referuar të dhënave të analizuara nga opinioni sportiv vendor, ky bilanc dëshmon se mbi gjysmën e pikëve totale në ranglistën evropiane të Maqedonisë së Veriut e ka siguruar pikërisht gjiganti nga Tetova.
Kujtojmë se gjatë edicionit të kaluar, kuqezinjtë jo vetëm që u paraqitën me sukses në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, por shkruan historinë duke u kualifikuar deri në rrethin e 1/16 të finales, duke shijuar kështu për herë të parë magjinë e pranverës evropiane.
Në pasqyrën e bërë për sukseset e deritanishme, theksohet se asnjë skuadër tjetër nga vendi ynë nuk kishte arritur më parë një sukses të tillë historik në skenën ndërkombëtare, ndërsa në edicionin aktual rrugëtimi i Shkëndijës u ndal në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: