Sport
Barcelona planifikon goditjen në janar: Synon huazimin e talentit brazilian të Chelseat
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Barcelonës ka vënë në shënjestër talentin brazilian Estevao dhe po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve nga Spanja, drejtori sportiv i katalunasve, Deco, po e konsideron opsionin e një marrëveshjeje huazimi për 19-vjeçarin, i cili nuk po gjen hapësirat e mjaftueshme për të treguar vlerat e tij te skuadra londineze.
Der më tani këtë sezon, Estêvão ka grumbulluar vetëm 269 minuta lojë, ndërsa së fundmi u la në bankën rezervë në përballjen ndaj Liverpoolit, pavarësisht mungesave të shumta që Chelsea kishte në repartin e sulmit.
Vrtetohet se interesi i gjigantit katalunas për brazilianin nuk është i ri, pasi Barcelona kishte shprehur dëshirë për shërbimet e tij edhe para se ai të vishte fanellën e Chelseat.
Pavarësisht synimeve të qarta, një operacion i tillë gjatë muajit janar paraqitet mjaft sfidues. Për konkretizimin e marrëveshjes, fillimisht kërkohet një hap nga vetë futbollisti për të kërkuar largimin në formë huazimi, si dhe miratimi zyrtar nga drejtuesit e Chelseat.
Tashmë mbetet për t'u parë nëse Barcelona do të ndërmarrë hapa konkretë për ta sjellë talentin brazilian në Camp Nou gjatë merkatos së dimrit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: