Aktuale
Ëndrra e madhe e Mauro Icardit: Dua rikthimin tek Interi për ta mbyllur si duhet
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë karrierës së tij të pasur me skuabra si Sampdoria, Inter, PSG dhe Galatasaray, sulmuesi Mauro Icardi, 33 vjeç, ka arritur të tundë rrjetën 250 herë.
Ndonëse aktualisht ndodhet pa skuadër, bomberi argjentinas synon me çdo kusht rikthimin në fushat e gjelbra dhe ka një dëshirë të qartë për sfidën e fundit të karrierës: të veshë sërish fanellën zikaltër të Interit.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta gjeja veten në këtë situatë, pa një skuadër, por nuk kam qenë kurrë lloji i lojtarit që i bashkohet një klubi vetëm sa për të pasur një të tillë,” u shpreh sulmuesi në një intervistë për “La Repubblica”.
“Kam marrë oferta, por kam preferuar të pres sesa të angazhohem në një projekt për të cilin nuk isha plotësisht i bindur.
Një rikthim tek Interi do të ishte diçka e veçantë. Kam kaluar vite të rëndësishme atje; veshja e asaj fanelle dhe shiriti i kapitenit kanë ndihmuar në formësimin e personalitetit tim. Fundi ishte i dhimbshëm dhe do të doja ta mbyllja atë kapitull në një mënyrë tjetër.
Megjithatë, një rikthim do të kishte kuptim vetëm nëse ekziston një bindje e përbashkët dhe një qëllim i përbashkët për t’u arritur. Kam ende shumë për të dhënë: nëse shkoj diku, e bëj për të qenë i dobishëm dhe për të fituar”, përfundoi deklaratën e tij sulmuesi argjentinas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: