Sport
Akil Gjakova triumfon në repesazh dhe bie vetëm një hap larg medaljes në Abu Dhabi
Reklamë e Sponsorizuar
Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova, ka vijuar rrugëtimin e tij drejt podiumit në turneun ndërkombëtar Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi, duke regjistruar një fitore të rëndësishme në sfidën e parë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova u ndesh me xhudistin nga Franca, Joan-Benjamin Gaba, ndaj të tregoi paraqitje të shkëlqyer duke triumfuar dhe duke siguruar kalimin në luftën përfundimtare për medaljen e bronztë të këtij kompeticioni prestigjioz.
Për t'u futur në zonën e medaljeve, sportisti kuqezi do të matë forcat në duel direkt me garuesin rus, Karen Galstian.
Vlen të theksohet se Gjakova e pat nisur rrugëtimin e tij në këtë garë pa luftë në raundin e parë, kurse në të dytin e kaloi me sukses sfidën ndaj izraelitit Ohad Moritz.
Më pas, në raundin e tretë, ai mposhti me sukses Makhmadbek Makhmadbekov, i cili përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe, para se të ndalej në fazën çerekfinale nga kampioni azerbajxhanas, Hidayat Heydarov.
Tashmë, sportisti nga Kosova është vetëm një fitore larg ngjitjes në podiumin e Grand Slamit të Abu Dhabit, duke synuar rrumbullakësimin e paraqitjes së tij me një medalje bronzi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: