Sport
Kampionati Botëror: Zelimkhan Abakarov synon majat sot për ngjyrat kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati Botëror i mundjes, i cili po zhvillohet në qytetin e Astanës në Kazakistan, sjell sot në tapet paraqitjen e parë të Zelimkhan Abakarov. Sportisti i njohur do të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë në garën më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij sporti për vitin 2026, duke konkurruar në stilin e lirë për peshat deri në 61 kg.
Sipas programit, sfida e parë për kuqezun e natyralizuar është parashikuar të nisë rreth orës 09:20, ku ai do të përballet në kuadër të raundit të 1/8-ave, me synimin e qartë për të nisur mbarë këtë rrugëtim.
Abakarov mbetet një figurë e historisë së sportit shqiptar, pasi në vitin 2022 arriti të shpallej kampioni i parë i botës për Shqipërinë në Beograd, duke fituar medaljen e artë. Sukseset e tij vijuan edhe në vitin pasardhës me një medalje bronzi në Botëror, krahas një sërë trofesh të rëndësishëm evropianë dhe mesdhetarë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: