Sport
Lëvizje e bujshme në Serinë A: Parma shkarkon trajnerin spanjoll dhe synon emërimin e Xhilardinos
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati italian i futbollit vijon të karakterizohet nga ndryshime të papritura në stafin teknik që në fazën e tij të hershme. Pas largimeve të bujshme të Grosos nga Fiorentina dhe Tedeskos nga Bolonja, një tjetër vendim drastik ka tronditur opinionin sportiv në Serinë A.
Karlos Kuesta është shkarkuar zyrtarisht nga drejtimi i Parmës, duke u larguar menjëherë nga klubi emilian. Megjithatë, drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar menjëherë pasardhësin, teksa Alberto Xhilardino është pranë arritjes së një marrëveshjeje dhe zyrtarizimi i tij mund të ndodhë brenda ditës së sotme.
Për t'u ulur në pankinën e Parmës, ish-sulmuesi i njohur italian duhet të zgjidhë fillimisht çështjen e kontratës që ka ende në fuqi me Pizën, ish-skuadrën e tij, për t'i hapur rrugë më pas firmës dhe prezantimit zyrtar.
Pronarët amerikanë të klubit kanë gjykuar se kampion i botës është profile i duhur për të çuar përpara projektin e nisur nga Kuesta. Ky i fundit u largua pikërisht për shkak të mungesës së konsensusit dhe prishjes së harmonisë në marrëdhëniet me drejtuesit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: