Kronikë
Kërkesat për largim nga detyra pas vrasjes së Arlinda Zekajt, reagon ministrja Gërvalla
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është deklaruar lidhur me zërat dhe thirrjet e vazhdueshme për dorëheqjen e saj, të cilat pasuan ngjarjen e rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo u shpreh se do të largohej menjëherë nga pozita e saj nëse do të ishte e bindur se një veprim i tillë do t'i shërbente zbardhjes më të shpejtë dhe më të saktë të përgjegjësisë institucionale.
“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi përmes të cilit do të kontribuonim për një identifikim më të saktë e më të shpejtë të veprimit ose mosveprimit, unë do të kisha dhënë dorëheqje”, ka deklaruar Gërvalla.
Tutje, ajo ka theksuar se një hap i tillë nuk përbën zgjidhjen e duhur në rrethanat aktuale, duke shtuar se opinioni publik dhe qytetarët janë të vetëdijshëm se ajo qëndron gjithmonë në krah të viktimave dhe drejtësisë.
“Nuk është momenti”, ka përfunduar Gërvalla, duke iu referuar thirrjeve për dorëheqje pas këtij rasti tragjik që ka tronditur opinionin publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: