Aktuale
Klubi katalanas synon yllin e Interit, mbrojtësi vendos kusht për transferimin
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Barcelonës ka vënë sërish në shënjestër mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, duke e rikthyer atë në krye të listës së dëshirave për repartin e prapavijës, ndërsa lojtari kërkon garanci konkrete para se të marrë një vendim përfundimtar për karrierën e tij.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, 27-vjeçari është shndërruar sërish në profilin e preferuar të drejtorit sportiv, Deco, i cili kishte tentuar ta sillte në Spanjë edhe gjatë merkatos verore të vitit të kaluar.
Gjatë asaj periudhe, zyrtari portugez kishte siguruar dakordësinë e vetë Bastonit për një marrëveshje afatgjate deri në vitin 2031, por operacioni dështoi në momentet e fundit për shkak se trajneri Hansi Flick nuk dha dritën jeshile. Strategu gjerman kishte vendosur të mos ndërhynte në mbrojtje, duke i besuar minutat në qendër të prapavijës Gerard Martinit.
Tashmë, pak muaj më vonë, drejtuesit e katalanasve janë vënë sërish në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor dhe futbollisti italian mbetet një prej opsioneve primare. Pavarësisht zhgënjimit nga dështimi i bisedimeve në të kaluarën, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një aventure të re në “Camp Nou”.
Për ta bërë të mundur këtë lëvizje, kyçe do të jetë qartësia rreth projektit sportiv, pasi Bastoni kërkon një bisedë ballë për ballë me Hansi Flickun për t'u bindur se ai është një zgjedhje e spikatur e vetë trajnerit gjerman.
Momentalisht, mbrojtësi po kalon momente pozitive në Milano, ku gëzon statusin e liderit dhe mban shiritin e kapitenit, ndërsa kontrata e tij aktuale me zikaltrit skadon në vitin 2028, duke e bërë atë një element të pazëvendësueshëm për skuadrën italiane.
Për ta bindur atë që të lërë Serinë A, drejtuesit e Barcelonës duhet të dëshmojnë se ky interesim është konkret dhe se ai do të ketë një rol kyç në planet e Flickut, duke shmangur përsëritjen e situatës së kaluar ku mbetet thjesht një dëshirë e drejtorit sportiv.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: