Kronikë
Vrasja e Arlinda Zekajt, Sveçla: Janë identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë që do të trajtohen me urgjencë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, e cila i është kushtuar ngjarjes tragjike të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gjatë kësaj paraqitjeje publike, u vu theksi te dështimet e mundshme institucionale dhe nevoja emergjente për llogaridhënie. "Arlinda kërkoi mbrojtje. Sot përgjegjësia jonë është që të sigurohet që çdo veprim apo mosveprim të hetohet. Përtej verimeve, përgjegjësia jonë është që të gjitha rastet e tjera të identifikuara të trajtohen me seriozitetin dhe vëmendjen e duhur institucionale," u shpreh ndër të tjera në konferencë.
Sakaq, u bë e ditur se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti është hartuar një raport i posaçëm për situatat aktive që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Sipas gjetjeve të këtij dokumenti zyrtar, autoritetet kanë evidentuar gjithsej 155 raste të tilla, të cilat do të vihen nën lupën e institucioneve për trajtim të menjëhershëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: