Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Miti i fuqisë ruse përballë shifrave: Si shfaqet ekuilibri real ushtarak dhe ekonomik mes SHBA-së, NATO-s dhe Moskës

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Miti i fuqisë ruse përballë shifrave: Si shfaqet ekuilibri real ushtarak dhe ekonomik mes SHBA-së, NATO-s dhe Moskës
Instabiliteti dhe krizat e njëpasnjëshme që po tronditin vendet kryesore të Bashkimit Evropian burojnë nga faktorë të ndryshëm të brendshëm e të jashtëm. Sidoqoftë, një nga shtytësit kryesorë të veprimeve të Vladimir Putinit mbetet mitizimi i vazhdueshëm i ushtrisë ruse dhe përfitimet kolosale financiare nga tubacionet e gazit. Ndonëse mjaft analistë dhe mbështetës të Moskës i referohen historisë, sot strategjia e luftës ka ndryshuar rrënjësisht. Ndryshe nga epoka e Napoleonit apo Hitlerit ku vendoste fronti tokësor, që nga ndërhyrja ajrore e SHBA-së në Kosovë në vitin 1999 e deri te goditjet ajrore SHBA-Izrael ndaj Iranit në fund të shkurtit 2026, fati i konflikteve moderne përcaktohet nga epërsia në ajër përmes raketave, dronëve dhe mjeteve ushtarake ajrore. Treguesit e 'World Economics' për vitin 2024 pasqyrojnë qartë diferencën e madhe ekonomike dhe ushtarake mes Uashingtonit dhe Moskës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kryesojnë si fuqia e parë globale, me një popullsi prej rreth 342 milionë banorësh, prodhim të brendshëm bruto (GDP) prej 29.18 trilionë dollarësh dhe një buxhet ushtarak për vitin 2025 që kap shifrën e rreth 900 miliardë dollarëve. Ushtria amerikane numëron 15,293 mjetet ajrore dhe 290 luftanije e nëndetëse. Për të kuptuar këtë prapavijë, mjafton të përmendet se vetëm shteti i Kalifornisë, me 39.5 milionë banorë, gjeneron një GDP prej 4.1 trilionë dollarësh, e cila është pothuajse dyfishi i të gjithë Rusisë. Nga ana tjetër, Rusia renditet si fuqia e dytë ushtarake në botë. Me një popullsi prej 143.5 milionë banorësh, ajo ka një GDP prej 2.098 trilionë dollarësh dhe planifikon një buxhet ushtarak prej 13.5 deri në 15 trilionë rublash (rreth 110-150 miliardë paund) për vitin 2025. Arsenali i saj ushtarak përfshin 4,498 avionë e helikopterë, si dhe 224 luftanije e nëndetëse. Në aspektin bërthamor, Rusia zotëron 5,977 armë bërthamore, përballë 5,943 që ka aleanca e NATO-s në tërësi (SHBA me 5,428, Franca me 290 dhe Mbretëria e Bashkuar me 225). Kjo epërsi minimale prej vetëm 34 armësh bërthamore zbehet plotësisht përballë dominimit absolut ekonomik, teknologjik, shkencor dhe kapaciteteve më të qëndrueshme të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Këtë disproporcion e ka vënë në pah edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili gjatë një deklarate më 30 shtator u shpreh: "Është e tmerrshme dhe e turpshme që 500 milionë njerëz (popullsia e vendeve të NATO-s në Europë) duhet t'i kërkojnë një vendi me 300 milionë banorë (SHBA) t'i mbrojë nga një vend me 140 milionë banorë (Rusia)!?". Ekagjerimi i rrezikut dhe i fuqisë ushtarake të Moskës i shërben në radhë të parë vetë Kremlinit për të mbjellë frikë në Europën Qendrore dhe Perëndimore. Për të ushqyer këtë psikozë kolektive, Rusia rrit financimet për zgjerimin e rrjeteve të saj të inteligjencës, duke përfshirë ndikimin në media dhe gazetarë, me synimin për të kapur edhe figura të larta drejtuese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar