Sport
Hoxha paralajmëron kryeministrin: Rama është i dështuar, do të ketë fatin e Maduros nëse pengon rotacionin
Reklamë e Sponsorizuar
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të ekzekutivit, duke u shprehur se epoka e Edi Ramës ka marrë fund dhe se vendi kërkon urgjentisht një zgjidhje përmes një kabineti teknik.
Gjatë një paraqitjeje televizive, ai u shpreh se kreu i qeverisë ndodhet në ditët e tij më të vështira dhe se herët a vonë do të detyrohet të dorëhiqet. Hoxha lëshoi një paralajmërim të fortë, duke thënë se nëse Rama tenton të ndalojë vullnetin për ndryshim politik, ai do të përfundojë njësoj si ish-lideri venezuelian, Nicolas Maduro, pasi sipas tij, cikli i tij qeverisës tashmë është i mbyllur.
Duke analizuar rrugëdaljen nga kriza aktuale, zyrtar i opozitës propozoi formimin e një qeverie teknike, e cila të gëzojë mbështetjen e pakushtëzuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ai sugjeroj që formacioni i këtij kabineti të jetë frut i konsensusit mes palëve parlamentare për të siguruar 71 votat e duhura në Kuvend, duke lënë të kuptohet se drejtimi i saj mund t'i besohet edhe personaliteteve nga diaspora që janë imune ndaj ndikimeve të brendshme.
Në fund, përfaqësuesi i demokratëve theksoi se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe një mbështetje të fuqishme amerikane në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, një qeveri e tillë tranzitore do të mund të vinte para drejtësisë brenda shtatë muajve qindra individë që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë, për t'i hapur më pas rrugë një gare të ndershme elektorale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: