Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ish-presidenti i Interit: Mourinho ishte trajneri më i mirë që kam pasur, ajo që bëri në dy vjet ishte maksimumi

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidenti i Interit: Mourinho ishte trajneri më i mirë që kam pasur, ajo që bëri në dy vjet ishte maksimumi
Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka folur për marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon, duke kujtuar largimin e trajnerit portugez drejt Real Madridit në fund të sezonit 2009/10, kur skuadra italiane fitoi Ligën e Kampionëve. Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, Moratti, 81-vjeçar, theksoi se marrëdhëniet me Real Madridin kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, pavarësisht se Florentino Perez arriti ta bindte Mourinhon të largohej nga Interi. “Marrëdhëniet me Real Madridin kanë qenë gjithmonë të jashtëzakonshme. Nuk kemi pasur asnjë problem. Marrëdhënia që kemi pasur ka qenë e shëndetshme dhe e këndshme, po, edhe kur e transferuan Mourinhon”, deklaroi Moratti. “Jam një person i qetë që e do futbollin në të gjitha dimensionet e tij. Në këtë sport mund të ndodhë gjithçka dhe kjo e bën edhe më të madh. Duhet t’i shohim gjërat në perspektivë. Ai dëshironte të largohej dhe u largua”, shtoi ish-presidenti i Interit. Moratti këmbënguli se largimi i portugezit ishte një dëshirë e vetë trajnerit, ndaj ai nuk kishte shumë çfarë të bënte për ta ndalur. “Po, ai dëshironte të largohej. Çfarë mund të bëja unë? Ëndrra e tij ishte të përjetonte një aventurë te Real Madridi. Ashtu ndodhi. Sot e shohim përsëri atje”, u shpreh ai. “Mourinho është i njëjti, por futbolli ka ndryshuar” Ish-presidenti zikaltër foli edhe për ndryshimet e mundshme te Mourinho gjatë viteve, duke vlerësuar se karakteri dhe dëshira e tij për fitore kanë mbetur të pandryshuara. “E vlerësoj Mourinhon. E njoh karakterin e tij dhe ai është i vështirë për t’u ndryshuar. Këmbëngulja e tij për të fituar është gjithmonë e dallueshme. Ka personalitet të madh dhe vendosmëri”, deklaroi Moratti. “Çështja është se futbolli ka ndryshuar dhe është bërë gjithnjë e më i ndërlikuar. Ka shumë risi dhe ide moderne. Duhet të përshtatesh, por Mourinho është i njëjti”, theksoi ai. Moratti vuri në dukje edhe ndryshimin e futbollistëve të sotëm, duke argumentuar se lidhja emocionale me klubet nuk është më aq e fortë sa dikur. “Duhet të shtoj gjithashtu se futbollistët e sotëm nuk janë si ata të dikurshmit. Ndjenja e përkatësisë ndaj klubit është e brishtë. Pa dyshim, ka më pak përkushtim ndaj një klubi. Nuk është e lehtë të menaxhosh gjithçka këtë ditë”, tha ai. Megjithatë, sipas Morattit, pikërisht në këtë aspekt Mourinho mbetet njëri prej trajnerëve më të përgatitur, falë aftësisë së tij për të menaxhuar një grup dhe për t’i dhënë skuadrës mentalitet fitues. “Në këtë drejtim, Mourinho është një nga trajnerët më të përgatitur për të menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer një grup dhe për t’i dhënë atij një mentalitet fitues. Nuk kam asnjë dyshim. E përsëris këtë, sepse e njoh mirë”, deklaroi Moratti. Në fund, ai e cilësoi portugezin si trajnerin më të mirë që ka pasur gjatë periudhës së tij në krye të Interit, duke kujtuar sukseset e jashtëzakonshme të arritura së bashku. “Është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë te Interi. Jam shumë i lidhur me të. Ajo që bëri këtu gjatë dy viteve ishte maksimumi”, përfundoi Moratti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar