Botë
Erion Veliaj ndërmerr grevë urie në burgun e Fierit, familjarët e vizitojnë në qeli
Reklamë e Sponsorizuar
Vetëm një ditë pas transferimit të papritur nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës drejt atij të Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndërmarrë një formë proteste radikale brenda ambienteve të burgut.
Sipas informacioneve të siguruara, Veliaj ka refuzuar konsumimin e ushqimit të ofruar nga administrata e burgut. Ky veprim vjen si shenjë kundërshtie ndaj procedurës së transferimit, për të cilën ai pretendon se është kryer pa dokumentacionin përkatës ligjor.
Në orët e para të mëngjesit, Veliaj ka pritur vizitën e nënës së tij, e cila është parë të hyjë në ambientet e burgut duke mbajtur me vete sende ushqimore për djalin e saj.
Ndërkaq, gjatë paradites, kryebashkiaku është takuar edhe me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Kjo e fundit është shoqëruar nga foshnja e tyre në takimin e zhvilluar brenda mjediseve të takimeve të këtij institucioni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: