Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ilir Daja reagon pas kartonit të kuq në derbi

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ilir Daja reagon pas kartonit të kuq në derbi
Pas barazimit 1-1 në derbin e kryeqytetit, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u prononcua para mediave. Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të, për shkak të protestave dhe tensioneve. “Kjo ndeshje mund të luhej disi më vonë, pasi mund të kishte më shumë spektakël, duke qenë se aktualisht kemi ndeshje të ngjeshura. Kartoni i kuq te Dinamo? Ne e kishim përgatitur ndeshjen me Ismajlin deri dje, por bëmë një spostim vetëm në seancën e fundit. Do të merremi shumë pak me arbitrimin. Më shqetësojnë këto çështje të pankinës, pasi unë nuk mund të gjykoja dot. Para kartonit të kuq, ishim superiorë. Para ndeshjes fola me Nanin për të ditur se sa minuta mund të përballonte. U mbrojtëm mirë dhe të gjithë lojtarët sakrifikuan. U thashë lojtarëve në dhomat e zhveshjes se, nëse do të jepnin të gjithë nga 10% më shumë, do ta kompensonim mungesën e lojtarit të dalë me karton të kuq. Nervozizmi? Doja ta shmangia këtë pjesë. Ne kemi një përgatitës atletik, i cili është tejet i edukuar. Kur e pyeta pse mori karton të kuq, më tha: ‘Anësori m'u përgjigj shumë keq’. Ajo që dua të them është se, nëse vazhdoj, do të dal nga vetja. Për shkak të këtij arbitri, u ndëshkova edhe në finalen e Kupës. Me këtë arbitër nuk është e drejtë. Lorani ishte aktiv, por më tepër në linjat anësore. Në këtë rast, lojtari me numrin 8 mund të ishte më pranë zonës. Në pjesën e dytë ndryshuan dinamikat. Futbollistët bënë atë që duhej, në mënyrë që të mos ndihej aq shumë dalja e lojtarit me karton të kuq. Nëse do të kishim mbrojtës me katër, do të shfrytëzonim shpejtësinë e lojtarëve për të sulmuar në thellësi. Nuk mundëm të gjenim dot një lojtar. Nuk mundëm të kalonim në skemën me katër mbrojtës. Mund ta kishim kapur kundërshtarin me kundërsulme”, tha Daja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar