Politikë
Kica-Xhelili ashpër kundër Byrosë së Pasurisë: Rrezikon të shndërrohet në instrument shantazhi politik
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka ngritur alarmin gjatë seancës plenare të Kuvendit, duke shprehur kundërshtimin e saj të fortë ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në kuadër të shqyrtimit të dytë të tij.
Gjatë fjalës së saj, ligjvënësja e LDK-së theksoi se drafti aktual i këtij projektligji nuk ka asnjë lidhje me qëllimin fillestar që i ishte premtuar publikut, si një instrument i fuqishëm për të goditur fitimet e paligjshme milionëshe të zyrtarëve që kanë abuzuar me buxhetin shtetëror.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në foltoren e Kuvendit, Kica-Xhelili paralajmëroi për dy rreziqe kryesore që sipas saj mbart ky dokument ligjor, duke vënë theksin te pasojat që do të sjellë zbatimi i tij në praktikë.
“Dua ta dini se nesër, kur të zbatohet ky projektligj, nuk do të zbatohet premtimi që thuhet këtu, por do të zbatohet teksti i ligjit që do të kalojë sot. Sot kjo Byro nuk është ai institucion që u referohej si mekanizëm që do t’i luftonte peshqit e mëdhenj për shumat milionëshe që i kishin marrë në mënyrë të kundërligjshme nga shteti i Kosovës. Sot ka një Byro që ka dy rreziqe madhore. E para, do të përdoret si shantazh politik, dhe e dyta, do të pengojë ndjekjen penale të atyre që kanë vjedhur”, u shpreh ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: