Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Doganat e Kosovës forcojnë praninë ndërkombëtare në Bruksel drejt standardeve globale

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Doganat e Kosovës forcojnë praninë ndërkombëtare në Bruksel drejt standardeve globale
Doganat e Kosovës kanë marrë pjesë aktive në Takimin e Ekipit të Projekteve për Modelin e të Dhënave të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), i cili është mbajtur në Bruksel. Gjatë këtij organizimi, institucioni ka dhënë kontributin e tij në avancimin dhe zbatimin e këtij instrumenti kyç, i cili synon harmonizimin, digjitalizimin, ndërveprueshmërinë dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare. Sipas njoftimit zyrtar, kjo pjesëmarrje pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të Doganave të Kosovës për të qenë pjesë aktive e nismave që përcaktojnë standardet ndërkombëtare doganore, si dhe përpjekjet e pandërprera për ndërtimin e një administrate moderne, efikase dhe plotësisht të ndërlidhur. "Falënderojmë Sekretariatin e OBD-së, kolegët dhe ekspertët e përfshirë për profesionalizmin, bashkëpunimin dhe punën e vazhdueshme në avancimin e kësaj agjende të rëndësishme", theksohet në komunikatë. Në përmbyllje, theksohet se puna e përbashkët dhe shkmbimi i ekspertizës mbeten elemente kyçe për ngritjen dhe konsolidimin e standardeve doganore në shkallë globale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar