Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Paga e 13-të, Ministri Murati tregon arsyen pse stafi i RTK-së mbetet jashtë këtij vendimi

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 11:27
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paga e 13-të, Ministri Murati tregon arsyen pse stafi i RTK-së mbetet jashtë këtij vendimi
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar se punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës nuk mund të përfitojnë nga vendimi për pagën e 13-të, për shkak se ata nuk figurojnë në skemën e pagave që ekzekutohet drejtpërdrejt nga Thesari i shtetit. Këtë deklaratë kreu i fmansave e bëri gjatë zhvillimeve të seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila kërkoi shpjegime rreth mungesës së kësaj page për punëtorët e transmetuesit publik. “Vendimi i marrë në qeveri parasheh pagën e 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga buxheti i shtetit, pra që janë në llogarinë apo në listën e pagave që ekzekutohen nga Thesari. Në këtë rast punëtorët e RTK-së nuk janë pjesë e listës së pagave që ekzekutohen nga Thesari, sepse nuk janë organizatë buxhetore”, u shpreh Murati. Tutje, ai bëri me dije se RTK-ja funksionon si një entitet i veçantë juridik, ndërsa mënyra e financimit të saj përcaktohet nga vetë Kuvendi. “Çështja e buxhetit apo pagesave të punëtorëve të RTK-së i takon RTK-së. Pra, është entitet i veçantë juridik, nuk është pjesë e ndarjeve buxhetore apo pjesë si organizatë buxhetore në ligjin e buxhetit”, shtoi ministri. Sipas shpjegimit të tij, duke qenë se mungon një formë e caktuar e financimit direkt nga kuvendi, ekzekutivi ka vazhduar ta mbështesë RTK-së përmes subvencionimit, duke ia lënë në dorë menaxhmentit shpërndarjen e fondeve. “Qeveria ndan shumën totale si subvencion, ndërkaq RTK-ja menaxhon dhe përcakton se cila pjesë apo sa prej asaj shume shkon në paga, sa prej asaj shume shkon në shpenzime të tjera operacionale dhe sa prej asaj shume shkon edhe në investime në pajisje”, u shpreh Murati. Në krahun tjetër, deputetja Ganimete Musliu e hodhi poshtë këtë argumentim të qeverisë, duke theksuar se stafi i RTK-së financohet nga taksapaguesit kosovarë dhe meriton trajtim të barabartë si gjithë shërbyesit e tjerë publikë. “Arsyetimi yt është i pavend, sepse edhe punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës paguhen prej taksave të qytetarëve të Republikës së Kosovës si të gjithë punëtorët e tjerë ose shërbyesit e tjerë civilë. Prandaj është e padrejtë që të thoni që ata paguhen me pare të tjera dhe jo me pare të buxhetit të shtetit”, deklaroi Musliu. Në fund, ajo paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa konkretë institucionalë për të kërkuar llogaridhënie nga drejtuesit e transmetuesit publik. “Meqë jam pjesë e komisionit parlamentar që i trajton këto çështje, unë do të merrem edhe me menaxhmentin e Radiotelevizionit të Kosovës dhe do të kërkoj përgjegjësi dhe llogari prej tyre pse punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës diskriminohen nga paga e 13-të”, përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar