Sport
Flick ndërmerr hapin urgjent: Plani i trajnerit gjerman për të kthyer harmoninë te Barcelona pas dy disfatave rresht
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është vënë në lëvizje për të rivendosur ekuilibrin dhe atmosferën pozitive në kampin katalunas, pasi skuadra regjistroi dy humbje radhazi në arenën ndërkombëtare dhe vendase.
Seria negative e katalunasve nisi me disfatën 4-2 në Paris përballë Paris Saint-Germainit – që ishte e para për këtë edicion – për t'u pasuar nga ajo 2-1 në “El Clasico” kundër Real Madridit, sfidë e zhvilluar në ‘Camp Nou’.
Me qëllim ngritjen e moralit të grupit, dita e mërkurë solli një bashkim ndryshe në kompleksin stërvitor Joan Gamper, ku futbollistët, strategu gjerman dhe stafi teknik shijuan një drekë të përbashkët me skarë.
Iniciativa për këtë tubim kishte ardhur si sugjerim nga Raphinha dhe Rodri, me qëllim parësor forcimin e miqësisë dhe rikthimin e unitetit në dhomat e zhveshjes.
Për Flick, konsolidimi i grupit përbën prioritetin absolut në këtë fazë delikate. Në vend që të fokusohet ekskluzivisht te taktika, tekniku gjerman kërkon të ruajë qetësinë dhe frymën e bashkëpunimit, elemente kyçe për një reagim të shpejtë nga ana e skuadrës.
Klubi blaugrana po përgatitet për një kalendar tejet të ngjeshur me tri takime vitale në horizont: më 31 tetor do të masin forcat me Alavesin, më 3 nëntor do të presin Aston Villan, ndërsa më 8 nëntor do të udhëtojnë për t'u përballur me Atletico Madridin.
Barcelona synon të rimarrë ritmin e shkëlqyer që dikur i dha 11 fitore rresht, ndonëse përveç formës rezultative, spanjollët po vutojnë edhe nga dëmtimet në prapavijë.
Aktualisht, Eric Garcia dhe Andreas Christensen po vazhdojnë procesin e rikuperimit, kurse Jules Kounde po bën përpjekje maksimale për të qenë i gatshëm sa më parë për fushën e gjelbër.
Garë e fortë po zhvillohet edhe në majë të renditjes, ku Atletico Madridi gjendet vetëm dy pikë larg katalunasve, ndërsa Real Madridi kryeson me një epërsi prej tri pikësh ndaj rivalit të përjetshëm.
Për Hansi Flick, kthimi i stabilitetit dhe i shpirtit kolektiv mbetet çelësi kryesor që do ta ndihmojë Barcelonën të kapërcejë këtë ngërç dhe t'i kthehet sërish sukseseve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: