Kronikë
Vërejtjet për rastin e Arlinda Zekajt: IPK nis hetimet ndaj Policisë së Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka ndërmarrë hapat zyrtarë për të nisur hetimet dhe verifikimet mbi qasjen dhe veprimet e Policisë së Kosovës në lidhje me denoncimet e bëra nga e ndjera Arlinda Zekaj.
Në një prononcim për Radio Dukagjinin, ky institucion ka bërë të ditur se ky proces hetimor po zhvilliohet nën udhëzimin e Prokurorisë së Shtetit, me synim që të zbardhet plotësisht mënyra se a janë ndjekur procedurat e duhura nga ana e efektivëve të policisë gjatë shqyrtimit të denoncimeve të saj.
Sipas njoftimit të IPK-së, në fokus të këtij hetimi do të jenë edhe pretendimet dhe shqetësimet e ngritura së fundmi në hapësirën mediatike rreth sjelljes së zyrtarëve policorë, ku përfshihen koha e ndërhyrjes, mënyra e komunikimit me viktimën, si dhe trajtimi i çdo denoncimi të veçantë që ka lidhje me këtë ngjarje.
Këto hetime kanë për qëllim kryesor të kontrollojnë nëse veprimet e forcave të rendit kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregullat në fuqi, si dhe të përcaktojnë çdo lloj përgjegjësie të mundshme, qoftë ajo individuale e zyrtarëve apo institucionale.
Në fund, nga IPK-ja u theksua se në bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë, synohet që kjo çështje të trajtohet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe shteruese, duke respektuar autoritetin ligjor dhe duke ruajtur konfidencialitetin dhe integritetin e gjithë procedurës hetimore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: