Sport
Lajm i mirë nga Gjermania: Vincent Kompany lë spitalin pas incidentit shëndetësor
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është liruar nga spitali, siç ka konfirmuar të mërkurën ndihmësi i tij, Aaron Danks, vetëm pesë ditë pasi strategu belg humbi ndjenjat gjatë një seance stërvitore.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar, në momentin kur Kompany po ndiqte nga afër stërvitjen e skuadrës rezervë të gjigandit bavarez.
Gjatë prononcimit për media, pas triumfit bindës 6-1 të Bayernit kundër Magdeburgut në kuadër të Kupës së Gjermanisë, Danks bëri të ditur se ende nuk është caktuar një datë e saktë se kur kryekomanduari i shtabit teknik do t'i rikthehet detyrave të tij.
"Është padyshim një hap vërtet pozitiv në rrugën e tij drejt rikuperimit," u shpreh Danks lidhur me daljen e Kompany nga spitali.
"Ai mund të kthehet në shtëpi tani, të jetë më afër familjes së tij, të jetë më afër komoditetit në shtëpinë e tij, por është ende shumë e rëndësishme që ai të pushojë dhe të shërohet," shtoi më tej ai.
Ndihmësi i trajnerit po ashtu konfirmoi se nuk ka pasur komunikim direkt me Kompany-n gjatë këtyre ditëve të fundit.
"Shëndeti i tij është përparësia jonë numër 1 dhe për ne ai është ende në fazën e rikuperimit. Prandaj ne duam që ai të rikthehet në shëndet të plotë, në formë të plotë fizike dhe pastaj të na bashkohet," përfundoi Danks.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: