Sport
Lëndimi rrezikon paraqitjen e Armando Brojës në sfidën e radhës në Championship
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë fundjavë do të zhvillohen takimet e javës së 13-të në Championship, divizionin e dytë të futbollit anglez.
Në kuadër të kësaj runde, Burnley do të përballet me Portsmouthin, me ndeshjen që është planifikuar të luhet të shtunën, duke filluar nga ora 16:00.
Megjithatë, skuadra rrezikon të paraqitet pa shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili është vënë në dyshim të madh për këtë takim.
Lojtari ka pësuar një lëndim në dorë gjatë duelit të kaluar, çka ka shtuar shqetësimet në kampin e skuadrës së tij.
Edhe pse mungesa e tij nuk është zyrtarizuar ende përfundimisht, statusi i sulmuesit kuqezi mbetet i paqartë dhe pjesëmarrja e tij varet nga vlerësimet e fundit mjekësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: