Politikë
Tragjedia në Istog, deputetja e PDK-së i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, i ka bërë thirrje kreut të ekzekutivit që të ndërmarrë hapa konkretë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën Arlinda Zekaj. Ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministres së Drejtësisë, duke kërkuar llogaridhënie të qartë institucionale dhe politike.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Kabashi-Ramaj theksoi se viktima, e cila tashmë nuk jeton më, ishte drejtuar institucioneve për të kërkuar ndihmë, por kërkesa e saj kishte rënë në vesh të shurdhër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: