Aktuale
Zbardhet identiteti i togerit nga Peja: Si u shpërfillën lutjet e Arlinda Zekajt para tragjedisë
Reklamë e Sponsorizuar
Përgjimet e dala në dritë së fundmi kanë hedhur dritë mbi identitetin e një efektivi policor në qytetin e Pejës, i cili kishte pasur shkëmbime direkte me viktimën Arlinda Zekaj pak kohë para se ajo të humbte jetën në rrethana tragjike.
Bëhet fjalë për togerin Faruk Muqolli, i cili ushtron detyrën e tij pranë Stacionit Policor të Pejës. Sipas dokumentacionit audio të transmetuar në kuadër të emisionit MAT, e ndjera ishte drejtuar strukturave të rendit me kërkesën e prerë për zbatimin e një urdhërmbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Gjatë bashkëbisedimit me efektivin e lartpërmendur, ajo kishte shfaqur shqetësimin e thellë për gjendjen psikologjike të djalit të saj, duke kërkuar reagim institucional. Megjithatë, nga ana e tij, togeri mësohet t'i jetë përgjigjur se nuk kishte detyrim ligjor për t'u marrë me çështjen e saj.
Frazë e dhimbshme e Arlinda Zekajt, "A duhet të më vrasë mua Jetoni?", mbetet dëshmia më e qartë e frikës dhe alarmit që ajo kishte ngritur para se të ndodhte ngjarja e rëndë.
Në vijim të dialogut të zbardhur:
Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.
Faruk Muqolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?
Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.
Faruk Muqolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?
Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë
Faruk Muqolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.
Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.
Faruk Muqolli: Edhe na jemi lodh. Bindu qe edhe na jemi lodh. Unë konsideroj që na jem në rregull.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: