Kronikë
“S’jam i detyruar të merrem me ty” – Përgjigjja rrëqethëse e policit ndaj Arlinda Zekajt pak kohë para tragjedisë
Reklamë e Sponsorizuar
Detaje të rënda dhe tronditëse kanë dalë në dritë rreth rrethanave që i paraprinë vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, përmes audio-incizimeve të bëra publike së fundmi.
Sipas materialeve të zbardhura, pak ditë para se të ndodhte ngjarja fatale, e ndjera ishte paraqitur në stacionin policor me kërkesën e qartë për ekzekutimin e urdhërmbrojtjes ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Gjatë kësaj vizite në institucionin e rendit, ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me zyrtarin policor Faruk Muçolli. Nga transkripti i bërë publik, dëgjohet qartë se si efektivi i policisë i refuzon kërkesën, duke i thënë se nuk ka detyrim ligjor të merret me rastin e saj.
Në vijim po përcjellim transkriptin e plotë të debatit të transmetuar në emisionin MAT:
Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.
Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?
Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.
Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?
Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë.
Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.
Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.
Faruk Muçolli: Unë konsideroj që na jem në rregull.
Të gjithë komunikimin e plotë mund ta ndiqni në videon zyrtare, duke filluar nga minuta 35:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: