Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Zbardhen detajet e rënda: Publikohen bisedat kërcënuese dhe pamjet e dhunës ndaj Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën pasi u vra nga kunati i saj. Në opinionin publik janë bërë publike bisedat telefonike mes viktimës dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, të cilat dëshmojnë tensionet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj saj. Gjatë transmetimit të emisionit “MAT”, janë shfaqur pamje ku dyshuari Albert Sylaj shihet duke i djegur rrobat e Arlindës, shoqëruar me përdorimin e një gjuhe tejet fyese dhe të ashpër ndaj saj. Në fokus të këtyre zbulimeve është vënë edhe një komunikim audio mes viktimës dhe ish-partnerit të saj, ku ky i fundit shprehet hapur kundër kujdestarisë së fëmijës nga ana e nënës: Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.” Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.” Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.” Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar