Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Turneu rajonal: Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, nis vizitën zyrtare në Kosovë këtë javë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 07:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar një tur zyrtar përgjatë kësaj jave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të agjendës së saj do të jetë edhe Kosova. Sipas programit zyrtar të bërë publik nga Komisioni Evropian, periplepi rajonal i numrit një të ekzekutivit evropian do të nisë të mërkurën, më 30 shtator, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Atje ajo do të zhvillojë takime kokë më kokë me krerët e shtetit, përkatësisht me Presidentin Bajram Begaj dhe me kreun e qeverisë, Edi Rama. Më pas, kalendari e dërgon zyrtaren e lartë evropiane në Prishtinë më 1 tetor. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të pritet në takime të ndara nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe nga kryeministri Albin Kurti. Gjatë së njëjtës ditë, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa turi i saj do të përmbyllet më 2 tetor me vizitën në Shkup.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar