Aktuale
Ndryshon moti këtë të enjte: Priten reshje shiu e borë në malësi, merkuri ngjitet deri në 15°C
Reklamë e Sponsorizuar
Dita e enjte pritet të sjellë një atmosferë mbizotëruese me vranësira në të gjithë territorin, ku nuk do të mungojnë reshjet e izoluara të shiut, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje. Ndërkohë, në zonat e larta malore parashikohen reshje lokale bore.
Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me një shpejtësi që do të luhatet nga 10 deri në 33 km/h.
Lidhur me vlerat termike, temperaturat minimale do të lëvizin në kuotat e 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës parashikohet të arrijnë nga 11 deri në 15°C.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: