Politikë
Osmani pas barazimit në Korçë: Duhet të kërkonim më shumë për golin e fitores
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij pas barazimit 1-1 në transfertë përballë Skënderbeut.
“Gjatë ndeshjes patëm mjaft oshilacione; kishte momente kur dominuam, por edhe periudha kur luajtëm dobët dhe u rrezikuam nga kundërshtari. Kjo ndodhi më shumë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim më të qëndrueshëm dhe më të kompletuar, ndaj mendoj se e merituam golin. Edhe pas barazimit 1-1, insistuam deri në fund për të gjetur golin e epërsisë”, u shpreh ai.
Sipas teknikut të kurbinasve, lufta në fushë dhe dëshira për rezultat kompensuan deri diku mungesën e eksperiencës. Megjithatë, ai pranoi se skuadra ka shfaqur probleme në ndeshjet jashtë fushe.
“Këtë çështje e kemi diskutuar gjatë gjithë javës, pasi në ndeshjet në transfertë na mungojnë grini dhe disiplina taktike që kishim në fillim të kampionatit. Megjithatë, sot në fraksionin e dytë ia dolëm të realizonim, dhe me pak më shumë insistim mund të kishim shënuar edhe golin e dytë”, përfundoi trajneri i Laçit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: