Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

A do të kërkohet sërish mandati i Ballukut? Gazetarja Lala: Akuzat kërkonin masë sigurie, SPAK duhet të jpë llogari publike

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
A do të kërkohet sërish mandati i Ballukut? Gazetarja Lala: Akuzat kërkonin masë sigurie, SPAK duhet të jpë llogari publike
Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja Belinda Balluku duhet të ishte përballur me një masë shtrënguese sigurie, duke theksuar se pesha e akuzave ndaj saj është mjaft e rëndë. E pranishme në emisionin “Prime News24”, ajo kujtoi se ish-bashkëpunëtorja e ngushtë e kryeministrit Rama po përballet me vepra penale që përfshijnë korrupsionin, shkeljen e barazisë në tendera, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe fshehjen e pasurisë, çka sipas saj justifikon vendosjen të paktën në arrest shtëpiak. Lala ngriti pikëpyetje të forta nëse Struktura e Posaçme do të ndërmarrë sërish hapin për të kërkuar në Kuvend heqjen e imunitetit të zyrtares, ndërsa kërkoi nga kreu i akuzës që të japë shpjegime publike për mbylljen e heqjeve pa siguruar paraprakisht një masë ndaluese për të. “Kam dyshime se nuk do të ketë më kërkesë të dytë për arrestimin e zonjës Balluku. Personalisht them se ka krijuar një klimë të fortë mosbesimi ndaj institucionit të SPAK, sepse sa u përket akuzave penale, Balluku ka akuza të rënda. Në një situatë normale ajo do të duhet jo arrest në burg sepse ka fëmijë të mitur, por të paktën duhet të ishte në arrest në shtëpi,” u shpreh ndër të tjera gazetarja. Më tej, ajo shtoi se pas refuzimit të kërkesës së parë nga mazhoranca, prokurorët nuk e përsëritën atë pavarësisht se ngritën akuza të rënda, duke ngritur dilemën se mbi çfarë bazash ligjore do të kërkohet autorizimi tashmë që hetimet kanë përfunduar, pasi ligji përcakton kritere të qarta si rreziku i largimit, prishjes së provave apo intimidimit të dëshmitarëve, ku për këtë të fundit përmendi pretendimet e Mirzeta Kashnicës se është kërcënuar nga Balluku. “Kjo krijon klimë të madhe mosbesimi dhe mendoj se këtu SPAK i ka vënë njollë të madhe vetes për mënyrën se si është sjellë. Klodian Braho ka detyrimin të sqarojë publikisht arsyet pse e dërgoi për gjykim Ballukun pa patur një masë sigurie?”, përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar