Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Paketa e re fiskale, Këlliçi ironizon Ramën: Po hakmerret ndaj Ballukut duke i taksuar vilat luksoze

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 17:44
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paketa e re fiskale, Këlliçi ironizon Ramën: Po hakmerret ndaj Ballukut duke i taksuar vilat luksoze
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim ironik lidhur me paketën e re fiskale të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, duke e ndërlidhur nismën për taksimin e vilave në bregdet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zyrtari i opozitës ka lënë të kuptohet se ky vendim i shefit të qeverisë përbën një formë shpagimi ndaj Ballukut, me të cilën, sipas tij, Rama ka ndarë bashkëpunim të ngushtë ndër vite. Këlliçi ka vijuar me nota ironie, duke deklaruar se edhe nëse do të hyjë në fuqi një taksë e veçantë për pasuritë e paluajtshme në zonat bregdetare, zyrtarja e lartë i ka kapacitetet financiare për ta përballuar atë. "Edi Rama duket se ka gjetur mënyrën për t’u hakmarrë ndaj Ballukut, pasi ka duruar pengmarrjen e saj të gjatë. Natyrisht, bashkëpunëtorja më e ngushtë e tij ka gjetur pengun e duhur, Kryeministrin, për t’i shpëtuar burgut dhe për të qënë e lirë, edhe pse ka 5 akuza të rënda dhe 13 vepra penale në kurriz", shkruan ndër të tjera Këlliçi. Sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk ka qëndruar duarkryq përballë kësaj situate: "Ai ka menduar një plan shpagimi dhe këtë e theksoi sot në monologun e tij. Edi Rama tha se do të ketë një goxha taksë të madhe për vilat në bregdet. Kjo është masa që ai ka menduar si ndëshkim ndaj Ballukut", vijon reagimi i tij. Më tej, deputeti demokrat sjell në vëmendje edhe zbulimet e deritanishme nga ana e organit të akuzës: "Deri tani, për bashkëpunëtoren kryesore në vjedhje, SPAK ka zbuluar 3 vila, dy binjake në Palasë dhe një në Dhërmi". Në mbyllje të mesazhit të tij, Këlliçi hedh akuza të forta për abuzim me fondet publike: "Por me 1.2 miliardë euro që Balluku ka abuzuar me taksat e shqiptarëve, ajo me siguri do nuk do ta ketë të vështirë të paguajë dhe taksat për vilat e saj luksoze".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar