Sport
Fenerbahçja e Vedat Muriqit emëron trajner të përkohshëm ikonën e Liverpoolit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi turk Fenerbahçe ka zyrtarizuar drejtuesin e ri të përkohshëm të skuadrës, pas largimit nga detyra të trajnerit Ismail Kartal.
Karrigen e drejtimit teknik do ta ushtrojë tashmë ish-sulmuesi i njohur i Liverpoolit, Dirk Kuyt, i cili do të udhëheqë ekipin deri në një vendim përfundimtar nga drejtuesit e klubit.
Kuyt ishte pjesë e stafit teknik si ndihmës i Kartalit, ndërkohë që në karrierën e tij ka regjistruar edhe përvoja të tjera si trajner në disa skuadra në Holandë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: