Sport
Kompany mbetet jashtë fushave pas shtrimit në spital, stafi teknik flet për gjendjen e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Bayern Mynihut po pret rikuperimin e plotë të trajnerit Vincent Kompany, i cili është shtruar në spital pas një rrëzimi të pësuar gjatë seancës stërvitore të së premtes së kaluar.
Gjatë konferencës për shtyp në prag të përballjes së Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburgut, ndihmëstrajneri Aaron Danks u ndal te gjendja shëndetësore e teknikut belg. Ai bëri të ditur se fokusi kryesor në këtë periudhë është shëndeti dhe rimëkëmbja e tij.
“Po i japim kohë të rikuperohet”, u shpreh ndihmëstrajneri Danks, ndërkohë që nuk janë bërë të publike detaje shtesë lidhur me datën e mundshme të rikthimit të tij në krye të skuadrës.
Ndërkaq, gjiganti bavarez po vijon përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Magdeburgut, e cila është caktuar të luhet të mërkurën në orën 20:45, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: