Sport
Gabimi që i kushtoi shtrenjtë: Pas Mbappes, edhe Real Madrid kërkon falje publike Kinës
Reklamë e Sponsorizuar
Mjafton vetëm një çast pakujdesie që yjet e futbollit të pësojnë dëme financiare milionëshe. Një situatë e tillë i ka ndodhur sulmuesit francez Kylian Mbappe, i cili u penalizua nga largimi i sponsorëve të fuqishëm nga Kina, pasi u përfshi në një trend viral ku fytyra e tij ishte vendosur mbi trupin e ish-diktatorit kinez, Mao Ce Dun.
Gjatë një prononcimi në podcastin francez “The Bridge”, Mbappe pranoi se e argëtonte një video ku ai paraqitej në rolin e diktatorit kinez. Këto deklarata nuk kaluan pa u vënë re nga gjigantët aziatikë të tregtisë, si kompania e pijeve “Dongpeng” dhe ajo e prodhimit të qumështit “Mengniu”, të cilat tërhoqën mbështetjen e lor. Për pasojë, sulmuesi shfaqi një humbje prej 7 milionë eurosh në llogaritë e tij.
Pas këtij incidenti, vetë Kylian Mbappe reagoi zyrtarisht duke kërkuar falje të menjëhershme ndaj opinionit publik në Kinë, një hap që u ndoq edhe nga presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas.
Në të njëjtën linjë, klubi i Real Madridit lëshoi një deklaratë ku kërkoi falje publike, duke i cilësuar komentet e lojtarit si të pamenduara mirë dhe duke theksuar respektin e thellë që institucioni ka për Kinën dhe trashëgiminë e saj historike.
Kjo formë e portretizimit të Mbappes lindi nga tifozët, të cilët ironizojnë ndikimin e madh që sulmuesi thuhet se ushtron në klubet ku aktivizohet, përfshirë edhe periudhën te PSG-ja. Edhe brenda dhomave të zhveshjes, kjo meme është pritur me të qeshura dhe batuta mes lojtarëve, megjithatë, përballë humbjeve financiare, reagimi zyrtar ka qenë i detyrueshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: