Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kriza e mbeturinave: Kryeqyteti gjobitet me 10 mijë euro nga Ministria e Mjedisit

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza e mbeturinave: Kryeqyteti gjobitet me 10 mijë euro nga Ministria e Mjedisit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Komunës së Prishtinës, duke i shqiptuar dy gjoba që kapin vlerën totale prej 10 mijë eurosh, për shkak të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive ligjore për menaxhimin e mbeturinave. Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se vala e gjobave ka përfshirë edhe pushtetet e tjera lokale, si dhe kompani rajonale të mbeturinave, si pasojë e përkeqësimit të dukshëm të gjendjes mjedisore në disa rajone të vendit. Sipas Pacollit, situata aktuale përbën rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik. Ajo ka kritikuar veçanërisht Komunën e Prishtinës për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave dhe të ndërmarrjes publike “Pastrimi”. “Informojmë mbi hapat emergjentë dhe strategjikë që po ndërmarrim, duke parë gjendjen e rëndë dhe të papranueshme me mbeturina që ka kapluar shumë pjesë të vendit tonë. Kjo gjendje e paraqet një rrezik të vërtetë të mjedisit dhe një rrezik të vazhdueshëm për shëndetin publik. Siç keni mundur ta shihni, një pjesë e komunave e bëjnë një punë të mirë në mbledhjen e mbeturinave, kurse një pjesë tjetër dështojnë t’i kryejnë detyrat që u takojnë me ligj. Këtu fatkeqësisht prijnë komuna e Prishtinës, e cila si kryeqytet ka edhe numrin më të madh të banorëve, por komuna e Prishtinës përveçse i mungon vullneti për të kryer obligimet e saj, ata po keqmenaxhojnë edhe me ndërmarrjen publike ‘Pastrimi’. Para kësaj gjendjeje, qeveria nuk mund të rrijë duarkryq kur krijohet një situatë emergjente edhe pas asaj që kompetencat tona janë të limituara sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Për të mbrojtur shëndetin publik, ministria ka ndërmarrë dhjetëra aksione inspektimi dhe ka vendosur mbikëqyrje strikte, duke bërë të qartë se keqmenaxhimin nuk do ta tolerojmë në asnjë nivel”, deklaroi ajo. Ministrja njoftoi se masa ndëshkuese janë ndërmarrë edhe ndaj Komunës së Istogut, si dhe kompanive rajonale të mbeturinave në Prishtinë, Pejë dhe Deçan. “Pikërisht për këtë, ditët e fundit kemi shqiptuar gjoba ndaj atyre që dështuan të kryejnë detyrat e tyre ligjore. Konkretisht, kemi ndëshkuar komunën e Prishtinës me dy gjoba, pra dy herë nga 5,000 euro, komunën e Istogut me 5,000 euro, kompaninë rajonale të Prishtinës ‘Pastrimi’ me 2,000 euro, kompaninë rajonale ‘Ambienti’ në Pejë me dy gjoba, një prej 5,000 euro dhe një prej 2,000 eurosh, si dhe kompaninë ‘Higjiena’ në Deçan me 2,000 euro. Përveç gjobave ndaj komunave, e kompaniave publike, ne kemi gjobitur një numër të madh të qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët po vazhdojnë të hedhin mbeturinat në vendet ku nuk lejohet. Kontrollet tona në terren janë të shpeshta, dhe ato bëhen përmes dronëve dhe kamerave. Prandaj, e ftojmë secilin qytetar që të dërgojë mbeturinat në deponitë legale në rajonet e tyre, të cilat janë të hapura çdo të shtunë”, tha Pacolli. Ajo gjithashtu theksoi se situata me mbeturinat mbetet më problematike në komunat veriore të vendit, duke njoftuar se tashmë është përcaktuar lokacioni për ndërtimin e një deponie të re, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar