Kronikë
Vrasja e Egli Progës: Arrestohet Denis Meçe pasi theu “arrestin shtëpiak” dhe sulmoi policinë
Reklamë e Sponsorizuar
Autor i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe, është vënë sërish në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi është kapur duke shkelur masën e sigurisë të caktuar nga drejtësia.
Ngjarja ka regjistruar një kthesë të re kur Meçe, i cili mbante masën “arrest në shtëpi” të vendosur më parë nga Gjykata e Korçës, u konstatua nga autoritetet teksa po kthehej në banesën e tij, në shoqërinë e kushëririt të tij, Donel Lika.
Sipas informacioneve zyrtare, Lika është arrestuar gjithashtu nën akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Gjatë ndërhyrjes së policisë, rreth 300 metra larg shtëpisë, Meçe ka shfaqur rezistencë të hapur, duke kundërshtuar punonjësit e rendit dhe duke refuzuar shoqërimin.
Pas kryerjes së procedurave përkatëse, ndaj tij janë ngritur zyrtarisht akuzat e reja penale për “largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: