Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 2 min lexim

Sindikata dhe minatorët e qesin në rren menaxhmentin e Trepçés: Pagat u ulen për dy kategori të puntorëve

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 18:25
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sindikata dhe minatorët e qesin në rren menaxhmentin e Trepçés: Pagat u ulen për dy kategori të puntorëve
Publikuar më: Tensionet në ndërmarrjen “Trepça” janë rritur pas deklaratës së menaxhmentit që mohon uljen e pagave për punëtorët, duke e cilësuar si “lajm të pavërtetë”. Por, një reagim i drejtpërdrejtë nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke e akuzuar menaxhmentin për dezinformim dhe mungesë transparence. Kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi, ka konfirmuar për mediat se dy kategori punëtore në “Trepçë” kanë pësuar ulje të pagës, përmes ndryshimit të kompensimit për rrezikshmëri – e gjitha kjo pa paralajmërim nga ana e menaxhmentit. “Po, është e vërtetë. Në dy kategoritë punuese, ka ndryshim në pagesën e rrezikshmërisë”, tha Jonuzi. Deklarata e tij bie ndesh me reagimin zyrtar të menaxhmentit të Trepçës, i cili pretendon se nuk ka pasur asnjë ulje page dhe se që nga janari 2025 është implementuar një softuer i ri për menaxhimin e pagave, i cili “garanton llogaritje të sakta dhe transparencë të plotë”. Por për minatorët, realiteti është tjetër. Ata thonë se ndërrimi në kompensimin për rrezikshmëri ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e të ardhurave mujore – një veprim që, sipas tyre, është bërë pa asnjë njoftim dhe pa përfshirje të Sindikatës në proces. Situata kujton edhe vështirësitë e verës së kaluar, kur minatorët përballeshin me vonesa të mëdha në ekzekutimin e pagave. Kjo, sipas tyre, është dëshmi e mëtejshme e menaxhimit të dobët dhe të papërgjegjshëm. Qeveria Kurti, e cila në vitin 2021 kishte premtuar ringjalljen e “Trepçës”, nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen në këtë ndërmarrje strategjike. Përkundrazi, minatorët thonë se situata është rënduar dhe se punëtorët vazhdojnë të mbajnë barrën e keqmenaxhimit institucional. Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë në Kosovë vazhdojnë të rriten, çdo ulje e pagave godet drejtpërdrejt mirëqenien e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Sindikata kërkon që menaxhmenti të tërhiqet nga vendimi dhe të hapë rrugë për dialog të vërtetë me përfaqësuesit e punëtorëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar