Sport
Pas rënies së Vuçiqit, Ramadani me mesazh të qartë: Qasja e Serbisë ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një periudhe 12-vjeçare në krye të pushtetit, Aleksandar Vuçiq ka pësuar humbje në Serbi, ndërsa drejtimin e vendit pritet ta marrë Lista Studentore pas fitores në zgjedhjet e së diellës së kaluar.
Megjithatë, ky rrotacion politik në Beograd nuk do të sjellë ndonjë kthesë në raportet me Prishtinën, sipas deputetit të Aleancës, Burim Ramadani.
I pyetur mbi këtë zhvillim, Ramadani u shpreh skeptik për mundësinë e demokratizimit të shtetit fqinj. “Nuk besoj se Serbia ka kapacitet që të demokratizohet. Në raport me Kosovën nuk pres asnjë ndryshim. Politike serbe në raport me Kosovën është e bashkuar për të keq”, ka deklaruar ai.
Më tej, ai potencoi se ndryshimi i qasjes serbe varet plotësisht nga koordinimi i perëndimit. “Qëndrimi i Serbisë në raport me Kosovën ndryshon kur NATO, ShBA dhe BE-ja kanë një gjuhë unifikuese për çështjen e Kosovës”, theksoi ai.
Në fund, deputeti nënvizoi se Kosova duhet të fokusojë të gjithë energjinë në zhvillimin e saj, pa u brengosur për përbërjen e pushtetit në Beograd. “Ne duhet ta shohim vetëm rrugën tonë. Nuk duhet të mendojmë se çka ndodh në Serbi, por t’i shikojmë punët tona, pa u brengosur se kush fiton në Serbi”, përfundoi Burim Ramadani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: