Sport
Paris Saint-Germain synon yllin e La Ligas, Barcelona fërkon duart për miliona euro
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi francez i Paris Saint-Germain ka piketuar anësorin e Real Betis, Ez Abde, si alternativën ideale për të mbuluar hapësirën e lënë nga dëmtimi i rëndë i Khvicha Kvaratskhelia në repartin e sulmit.
Sipas mediave sportive, drejtuesit e PSG-së janë të vendosur të hedhin në tryezë një ofertë prej 55 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit maroken gjatë afatit kalimtar të janarit.
Një lëvizje e tillë do të sillte përfitime të konsiderueshme edhe për Barcelonën, e cila ruan ende të drejtën e 20% të kartonit nga shitja e mundshme e tij. Kur Abde u transferua te skuadra nga Sevilla në shtator të vitit 2023 për 7,5 milionë euro, katalanasit kishin parashikuar këtë përqindje në marrëveshje.
Nëse operacioni prej 55 milionë eurosh merr dritën jeshile, në arkat e klubit nga “Camp Nou” pritet të derdhen rreth 11 milionë euro.
Gjithsesi, parisienët pritet të ballafaqohen me rezistencë të fortë në këtë negociatë, pasi Real Betis nuk ka ndërmend të lëshojë pe lehtë për një nga lojtarët kyç të formacionit të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: