Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Epoka pas Messi-t: Kapiteni i ri i Argjentinës zbulon se kujt i takon fanella me numrin 10

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Epoka pas Messi-t: Kapiteni i ri i Argjentinës zbulon se kujt i takon fanella me numrin 10
Pas largimit të Lionel Messi-t nga radhët e Kombëtares, Cuti Romero është caktuar të mbajë shiritin e kapitenit te Argjentina, duke nisur kështu një kapitull të ri për skuadrën. Në opinionin sportiv vijon të diskutohet se cili do të trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10, e cila mbart një peshë të jashtëzakonshme për tifozët argjentinas, pasi në të kaluarën është mbajtur nga dy legjenda të mëdha të futbollit botëror, Diego Armando Maradona dhe vetë Leo Messi. Gjatë një prononcimi për mediet vendase, mbrojtësi Cuti Romero ka ndarë emocionet e tij për marrjen e kësaj përgjegjësie të lartë, duke treguar gjithashtu se cili lojtar e meriton sipas tij këtë numër historik. “Për mua është një nder i madh të jem kapiten i kombëtares. Të vijnë ndërmend fillimet, e kaluara dhe momentet e vështira. Të arrish këtu dhe të jesh pjesë e epokës së artë të kombëtares është diçka e jashtëzakonshme. Aq më tepër kur mendon se nga vij unë”, u shpreh Romero në fjalën e tij. Duke u ndalur te çështja e fanellës me numrin 10, ai nuk ka pasur asnjë dyshim në zgjedhjen e tij, duke ia besuar atë sulmuesit kryesor të skuadrës. “Unë do t’ia jepja numrin ’10’ Julian Alvarezit. Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, përfundoi kapiteni i ri i Argjentinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar