Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Rusia “e kënaqur” me takimin në Stamboll

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 16:12
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rusia “e kënaqur” me takimin në Stamboll
Shefi i delegacionit rus në takimin me Ukrainën në Stamboll, Vladimir Medinsky, ka thënë se pala ruse “ishte në përgjithësi e kënaqur” me takimin, sipas agjencisë turke të lajmeve, Anadolu. Sipas tij, të dyja palët kanë paraqitur vizionin e tyre për një armëpushim. Ai ka thënë se pas kësaj bisedimet mund të vazhdojnë. Ai ka shtuar se Moska “ka marrë shënime” nga kërkesa e Ukrainës që presidenti Volodymyr Zelensky ta takojë presidentin rus Vladimir Putin. E bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës pas më shumë se tre vjetësh zgjatën më pak se dy orë dhe nuk pati shenja përparimi. Është arritur vetëm një dakordim për shkëmbim të burgosurish.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar