Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Interesim i lartë: Mbi 60 mijë qytetarë aplikojnë për vaksinim kundër gripit sezonal

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Interesim i lartë: Mbi 60 mijë qytetarë aplikojnë për vaksinim kundër gripit sezonal
Interesimi i qytetarëve për t'u mbrojtur nga gripi sezonal mbetet në nivele të kënaqshme, ku deri më tani mbi 60.000 persona janë regjistruar përmes platformës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për të caktuar terminin e tyre të vaksinimit. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Ajo ka specifikuar se procesi i imunizimit po zhvillohet rregullisht në të gjitha qendrat e shëndetit publik në mbarë vendin, përfshirë njësitë e tyre rajonale dhe institucione të caktuara shëndetësore, ndërsa theksoi se sigurimi i një termini përmes rrugës digjitale është i detyrueshëm për të gjithë të interesuarit. “Qytetarët kanë mundësi të paraqiten në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, vakcinacija.mk, të vendosin të dhënat e tyre dhe të presin të marrin një termin, ku do të informohen se kur dhe në cilën pikë vaksinimi duhet të vijnë për tu vaksinuar. Deri më tani, jemi të kënaqur me interesimin e qytetarëve që po shfaqin interes. Deri më tani janë paraqitur mbi 60.000 qytetarë që dëshirojnë ta marrin vaksinën. Kjo është afërsisht mesatarja e viteve të mëparshme. Presim që numri të mund të rritet, por, njejtë si në vitet e kaluara, interesimi është pak a shumë i ngjashëm”, ka deklaruar Andonovska. Duke vënë theksin te grupet më të cenueshme të popullsisë, drejtoresha përmendi se personat mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike, fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç, gratë shtatzëna dhe stafi mjekësor gëzojnë prioritet dhe janë më të rrezikuarit nga ndërlikimet e gripit. “Ja të flas për personat e moshuar apo ato me sëmundje kronike sepse prania e virusit të gripit ose çfardo virusi tjetër mund të shkaktojë përkeqësimin e sëmundjes që ata tashmë e kanë, si sëmundja kronike. Por gjithashtu mund që simptomat që personat më të rinjë dhe të shëndetshëm të cilët kanë përgjigje më të mirë imunitare, këto të kenë përgjigje imunitare më të dobët dhe të shkaktohen komplikime të caktuara ose rreziqe për shëndetin e tyre, madje edhe hospotalizimin apo vdekjen. Edhe gratë shtatzëna bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar”, u shpreh ajo. Sa i përket fëmijëve të vegjël, Andonoska ka shtuar se sistemi i tyre imunitar është ende në fazë zhvillimi dhe nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t'u mbrojtur nga virozat e ndryshme, prandaj vaksina shërben si mburojë kyçe për të shmangur rrezikun e komplikimeve shëndetësore dhe shtrimet e mundshme në spital. Në fund të prononcimit të saj, Andonovska bëri thirrje publike që të gjithë personat që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara t'i përgjigjen pozitivisht thirrjes për vaksinim, ndërsa për pjesën tjetër të popullsisë kujtoi se mbeten në fuqi masat parandaluese, si higjiena e duarve, shmangia e ambienteve të mbyllura me grumbullim të madh njerëzish, përdorimi i maskës, mbajtja e temperaturës së përshtatshme dhe një ushqim i shëndetshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar