Botë
Myftiu Tërnava takon kreun e ri të EULEX-it: Theksi te bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar një takim zyrtar me drejtuesin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, të cilit i uroi suksese në përmbushjen e mandatit të tij të ri.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava e njohu zyrtarin e lartë evropian me funksionin, angazhimet dhe kontributin e gjithanshëm që Bashkësia Islame jep në sferën fetare dhe shoqërore të vendit, duke vënë në pah përpjekjet e vazhdueshme për nxitjen e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Sipas njoftimit zyrtar të BIK-ut, Tërnava çmoi lart partneritetin e derisotëm me misionin e EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e plotë institucionale për intensifikimin e këtij bashkëpunimi, me qëllim të konsolidimit të paqes, respektimit të parimeve universale dhe ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: