Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formë e jashtëzakonshme e Ernest Muçit në Turqi, mediat vendase thurin elozhe për yllin kuqezi

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formë e jashtëzakonshme e Ernest Muçit në Turqi, mediat vendase thurin elozhe për yllin kuqezi
Ernest Muçi është shndërruar në njeriun e momentit te Trabzonspori, pasi dhuroi një paraqitje fantastike me tri asiste në përballjen kundër Rizespor, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore dramatike me përmbysje 4-3. Ky paraqitje e shkëlqyer ka bërë që mediat më të rëndësishme sportive në Turqi t'i rezervojnë hapësira të gjerë dhe vlerësime maksimale sulmuesit shqiptar. Analisti i njohur i gazetës “Milliyet”, Çemal Ersen, e ka shpallur lojtarin e ndeshjes, duke e vënë në pah ndikimin e tij vendimtar në fushë. “Unë vendos Ernest Muçin si personazhin kryesor të kësaj historie. Ai ishte heroi i padukshëm. Ai nuk dukej të ishte në lojë, por pastaj ishte kapiteni që ndezi gjithçka. Me raste ishte gjenerali. Fakti që Muçi u përfshi në të tre golat e Trabzonsporit është një tregues i qartë pse trajneri i beson aq shumë”, është shprehur ai. Ndërkohë, një tjetër gazetar i së njëjtës gazetë, Aksal Javuz, ka vlerësuar kontributin e Muçit, duke e lidhur këtë sukses edhe me bashkëpunimin e tij në fushë me një lojtar të nivelit të lartë. “Salah Luna krijon raste, përdor inteligjencën e tij. Nuk e di çfarë mendoni ju, por nuk do të ishte një ekzagjerim të themi se Salah doli në pah nëpërmjet Muçit. Ne përjetuam një Muçi të jashtëzakonshëm. Arkitekti i këtij transformimi është askush tjetër veç Salah. Ata morën topin, e pasuan dhe shkatërruan plotësisht kundërshtarin. Kjo tregon si është të luash me një yll, duket se disa cilësi mund të jenë ngjitëse. Muçi kishte gisht te të gjithë golat”, ka deklaruar gazetari turk.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar