Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 1 min lexim

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, Rama-liderëve europianë: Sot do ta keni drekën falas

Redaksia Lajmetereja • 16-05-2025 13:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, Rama-liderëve europianë: Sot do ta keni drekën falas
Publikuar më: Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fjalimet e disa prej liderëve kyçë të kontinentit. Nikoqiri Edi Rama i ka ftuar për drekë mysafirët e tij europianë, duke ia cituar fillimisht një pjesë të Kanunit për mikpritjen e shqiptarëve. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ai fillon me një citim që thotë që “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo thënie është vërtet shumë e thellë dhe është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që më shumë kishte hebrenj se që kishte pasë në fillim të tij sepse ata erdhën si miq, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”. “Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miq, të rëndësishme e kemi t’i ushqejmë mirë mysafirët dhe pavarësisht që thuhet se dreka asnjëherë s’është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur dhe pas një ore do të rikthehemi që Europa do të vazhdojë punën e saj”, tha Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar